Jeta Osh Qef
Home

I vogli kundërshton Vuçiçin, bien ndesh në një pikë të fortë
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.09.2017, 08:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një i mitur vetëm 8 vjeç është kthyer në një yll të internetit në rajon, pasi refuzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç në mes të Beogradit.

Tino Popoviç nga Rijeka e Kroacisë, sipas agjencisë Beta, më 24 gusht ishte në Beograd, ku presidenti Vuçiç kishte organizuar një pritje me fëmijët nga tri rajone të Kroacisë, të cilët ishin pjesëmarrës të një shkolle verore në Beograd dhe disa ditë qëndruan në Serbi.

Kur dëgjoi se 8-vjeçari Popoviç simpatizonte ekipin e Rijekës, Vuçiç iu drejtua atij duke i thënë: “Tino, ti duhet të simpatizosh një klub tjetër më të mirë, si Zvezda ose Partizani, që janë klube më të mëdha se Rijeka, Dinamo dhe Hajduku”.

Djaloshi e ka refuzuar propozimin dhe nuk ka hequr dorë nga Rijeka. Pas kësaj, klubi kroat i futbollit i ka dhuruar 8-vjeçarit fanelën me nënshkrimet e të gjithë lojtarëve.

“Nuk duhet shumë të theksohet se sa rëndësi ka ky gjest për këtë simpatizues të vogël, që është vetëm njëri nga shumë prej brezit të ri, i cili do të jetojë shumë gjatë, dhe do të simpatizojë Rijekën”, thuhet në faqen në internet të këtij klubi.