Jeta Osh Qef
Home

Rama mburret me shkollën e re, qytetari: Po na flenë fëmijët tre në një krevat, shikoje këtë
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.09.2017, 08:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Pas përfundimit të seancës maratonë, ku është votuar për miratimin e qeverisë "Rama 2" dhe projektin e ti të kësaj qeverie, Edi Rama nuk ka nguruar t'u thotë "mirëmëngjes të gjithëve atyre që sapo janë zgjuar.

Përmes një videomesazhi, ku tregon se si është transformuar shkolla "Abaz Shehu" në Tepelenë, kreu i qeverisë, i shoqëruar nga Tërmet Peçi, kryetari i bashkisë së Tepelenës, duket sikur krenohen me veprat e tyre.

Nga ana tjetër, janë qytetarët ata që e sjellin me këmbë në tokë duke i kujtuar se si është gjendja në vend e të tjera. Kështu, një qytetar i bën me dije se gjendja në një prej kopshteve në qytetin e Durrësit është tej skandalozes dhe se të vegjlit po flenë dyshe e treshe në një krevat.

Mbi të gjitha, sipas qytetarit, Vangjush Dako as nuk ka në plan të investojë në këtë pjesë.

Ju lutem zoti kryeminister beni dicka dhe per kopshtet ne Durres dhe konkretesisht ne kopeshtin Sorros qe është shteteror dhe eshte turp i botes. Flene femijet nga 2 deri nga 3 ne nje krevat. Pse duhet te ndodhi kjo? Merni masa ju lutem se nuk e gjen gje vangjushin per 10 krevate te reja. Beni dicka sepse eshte nje padrejtesi e turpeshme", - thotë qytetari.