Jeta Osh Qef
Home

Fundi i botës në 23 shtator? Përballje mes teorisë së konspiracionit dhe NASA-s
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.09.2017, 10:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
A do të jetë fundi i botës në 23 shtator? Shumë prej nesh nuk e besojnë dhe as që kanë për ta marrë ndonjëherë seriozisht, ama bazuar në profecinë e David Meade, planeti misterioz Nibiru do të shfaqet në qiell më 23 shtator dhe do të kalojë pranë tokës gjatë muajit tetor.

Ai shprehet se ky planet, i cili njihet edhe si Planeti X, do të shkaktojë cunami dhe shpërthime vullkanesh.

Sipas express.co.uk, Meade, i cili beson se Piramidat e Gizës në Egjipt janë ndërtuar në të njëjtën datë në shtator, thotë se planeti do të kalojë 4 milion milje pranë tokës, por edhe pse është një distancë e konsiderueshme, tërheqja magnetike do të krijojë cunami, shtypje në pole dhe shkatërrim global.

Eklipsi i muajit të shkuar ishte një shenjë që planeti X, i njohur si planeti Nine nga NASA, do të shfaqet në qiell më 23 shtator, përpara se të shkaktojë apokalipsin në muajin tetor, gjithmonë sipas teoricionit konspiracionist.

Meade thotë: “Është vërtet shumë e çuditshme që të dy Shenjat e Mëdha të Zbulesës 12 dhe Piramida e Madhe e Gizës na drejtojnë në një moment të saktë në kohë, 20-23 shtator 2017.”

Megjithatë, NASA thotë se planeti Nine nuk do të kalojë tokën dhe teoria planet X e një apokalipsi është një mashtrim.