Jeta Osh Qef
Home

Të pasurit varfanjakë të Gjinarit, si po e shkelin me këmbë çdo ditë pasurinë e tyre
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.09.2017, 10:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
I shkelin çdo ditë me këmbë. Shumë kalben në tokë. Dhe ata vuajnë ekonomikisht.

Bëhet fjalë për zonën turistike në Gjinar e cila është e mbuluar nga pyje me pisha. Boçet e tyre përmbajnë fara të cilat janë shumë të kërkuara në tregun ndërkombëtar. Absurdi qëndron në faktin se vendi ynë blen fara pishash nga tregjet botërore. 1 kg farë pishe e qëruar shkon nga 80-100 Euro.

Aktualisht shumë pak njerëz merren me këtë biznes. Dhe jo vetëm në Gjinar, por kudo në Shqipëri. Por kur ta mësojnë se çfarë pasurie shkelet me këmbë çdo ditë do ndalen dhe do nisin të qërojnë farat e boçeve të pishave që shpërdorohen çdo ditë. Një biznes që shkon 48 milion Euro në vendin fqinj Itali.

Kuzhina e famshme italiane, ajo e largët orientale e shumë receta të tjera në mbarë botën kanë si element të tyre esencial në shije, farat e pishës. Në botë, farat e pishës shiten edhe në rrugë të pjekura mirë dhe të paketuara në letër.

Ato kanë një shije të ëmbël dhe krokante që i bën perfekte si ushqim mes vaktesh, por edhe gatime apo salca.

Efektet e tjera mbi organizëm

Krahas përdorimit të tyre në kuzhinë, farat e pishës janë fantastike për shëndetin. Ato përmbajnë proteina, fibra, minerale dhe vitamina. Stikat e pishës janë një burim i pasur acidi pinoleik që në vetvete është një acid yndyror.

Farat e pishës janë një burim i shkëlqyer i yndyrnave të pangopura që kanë një funksion të rëndësishëm në uljen e kolesterolit në gjak. Një gjë e tillë ul rrezikun ndaj atakut në zemër dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Farat e pishës janë të pasura me hekur. Organizmi e përdor hekurin për shumë procese thelbësore siç është rregullimi i sistemit qendror nervor dhe qarkullimit të gjakut.

Një tjetër vlerë e shtuar e stikave të pishës është fakti që ato munden të ngadalësojnë procesin e plakjes. Farat e pishës janë fantastike për të na dhënë energji. Ato janë të pasura me proteina të cilat organizmi ynë i përdor për të rregulluar indet e dëmtuar./Infoelbasani