Jeta Osh Qef
Home

Plas sherri/ Presidenti i Tiranës Refik Halili grushton pareshtur mjekun, kjo është arsyeja
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 13.09.2017, 11:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Refik-Halili-Tirona-logo

Presidenti i ekipit të futbollit të Tiranës, Refik Halili është përfshirë në një konflikt pronësie me mjekun Krenar Preza. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku Halili ka goditur me grushte mjekun.

Konflikti mes Halilit dhe mjekut ka ndodhur për motive pronësie, pasi mjeku i kishte dhënë truallin për ndërtimin e një pallati në bazë të një marrëveshje, e cila nuk ishte zbatuar nga Presidenti i Tiranës.

Referuar procesverbalit të përmbaruesit Baftjar Nela, bazuar dhe tek vendimi i gjykatës, Halili duhet t’i dorëzonte Prezës 3 apartamente, 1 dyqan, 3 garazhe, kamatat e vonesës dhe një shumë të konsiderueshme në euro.

Sot në mëngjes, përmbaruesi së bashku me mjekun Krenar Preza kishin shkuar për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, por janë konfliktuar me Halilin, i cili si procesverbalit të Nelës e ka goditur me grusht pas debateve.

Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes në Rrugën e Dibrës për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ndërsa për ngjarjen ka bërë denoncim në policinë e Tiranës edhe mjeku Krenar Preza./syri