Jeta Osh Qef
Home

Ambasada Gjermane në Tiranë bën thirrje: Studentë, aplikoni këtu për bursa në Gjermani
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 13.09.2017, 12:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
germany-college

Nëse jeni të interesuar për të studiuar jashtë vendit, ambasada e Tiranës ka bërë thirrje për të gjithë studentët që duan të shkojnë në universitetet më të mira europiane me bursa.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka bërë një njoftim në faqen zyrtare ku dhe ka dhënë një informacion të shkurtër mbi këtë temë.

Bashkangjitur informacionit është edhe linku që servir informacion.

Interesoheni për një bursë në Gjermani? Baza e të dhënave mbi bursat e DAAD-së ofron një pasqyrë të gjithë programeve më të kërkuara të bursave si dhe ju informon mbi procedurat e aplikimit, afatet etj.

Mjafton të klikoni në linkun e mëposhtëm; të përzgjidhni vendin e origjinës, kriteret e tjera të kërkuara dhe ky informacion do ju serviret menjëherë! www.funding-guide.de