Jeta Osh Qef
Home

Aksident si në filma/"Benzi" kthehet me rrota përpjetë, makina tjetër përplaset tek pema
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.09.2017, 13:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një automjet tip Mercedes Benz është aksidentuar pak minuta më parë në një nga zonat e populluara të Tiranës. Aksidenti ka ndodhur në rrugën "Hoxha Tahsim".

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina është përplasur keq me një automjet tjetër, duke përfunduar me rrota nga qielli. Ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me këtë ngjarje, qytetarë të shumtë bëjnë me dije për JOQ.al se automjeti tjetër u përplas tek një pemë.

Drejtuesit e automjeteve kanë marrë plagë të lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.