Jeta Osh Qef
Home

"Çmendet" konkurrentja në emisionin live, zhvishet para jurisë dhe i tregon gjoksin bombastik
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 13.09.2017, 14:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Në një nga emisionet më të ndjekura në Francë ka ndodhur një skenë e pazakontë.

Emisioni sfidues Ninja Warrior i detyron konkurrentët të kalojnë një sërë sfidash të vështira për të rezultuar fitues.

Elizabeth Le Doux ishte padyshim një nga konkurrentet më “bombastike” dhe kjo jo vetëm për shkak të gjoksit të saj, por edhe veprimeve joshëse që ajo filloi të bënte përballë jurisë.

Sapo filloi të prezantohej, gjatë kohës kur në ekran po shfaqej klipi i saj, ajo i hoqi rrobat dhe doli tërësisht e zhveshur duke bërë që publiku dhe drejtuesit e emisionit të shtangeshin.

Ajo filloi t'u tregonte atyre asetet e saj në mënyrë që t'u vërtetonte se mund të konkurrojë me Pamela Andersonin.