Jeta Osh Qef
Home

Anglia i mbyll llogarinë bankare deputetit të PD-së, arsyeja do t`ju bëjë të vini duart në kokë
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 13.09.2017, 15:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
a

Duket se të qenurit politikan në Shqipëri mund të ketë disavantazhe në shtetet e tjera të botës. Të paktën, kështu ndodh në Angli. Një shqetësim të tillë që mund t`i bëj përshtypje qytetarëve, por mbase jo deputetëve është ai i më të riut në Kuvendin e Shqipërisë, Agron Shehaj, të cilit i kanë mbyllur llogarinë bankare tre ditë pasi i hyri politikës.

Deputeti i ri i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës mbajti dje fjalën e tij të parë Kuvend. Edhe pse u prit me të qeshura nga kundërshtarët e tij politikë, deputeti demokrat tha se nuk po gjente dot arsyen pse i kanë mbyllur llogarinë bankare në Angli, pasi u zgjodh deputet në Shqipëri.

Kryeministri po na flet se do të bëjë certifikata online. Unë nuk jam marrë me politikë. Por, ku u zgjodha pas tre ditësh më morën në telefon nga banka në Angli z.Kryeministër. Më thanë që duhet të mbyllja llogarinë në bankë. Sipas rregullit në Angli, edhe bankave nuk u lejohet që të hapin llogari bankare për politikanët shqiptarë. Mbase një pjesë prej jush e dinë. Unë nuk kisha llogari bankare, kisha një llogari biznesi. Kush e di pse? Kush e di pse? Mesa duket ju njohin mirë. Nuk iu hapin dot asnjë llogari bankare, imagjinoni si e keni katandisur veten. Lëreni shfaqjet”, tha Shehaj gjatë fjalës së tij.

Edhe pse deputeti Shehaj e kuptonte mirë se përse Anglia kishte marrë një masë të tillë ndaj tij, ai i ktheu sytë nga të gjithë deputetët për të vërtetuar shqetësimin e tij. Mesa duket deputetët shqiptarë kanë një reputacion jo të mirë në shtetin britanik, përderisa nuk lejohen të kenë llogari bankare.