Jeta Osh Qef
Home

Çudia/ Sulmuesin anglez nuk e lenë të dalë nga shtëpia pas orës 19:00, tërbohet trajneri
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 13.09.2017, 15:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
nile-ranger-sport_-previewNile Ranger është një sulmues anglez që në fushë është mjaft i zoti, por jashtë saj sjelljet nuk i ka aspak të mira pasi ka bërë shumë shkelje ligjore.

Së fundmi ai është arrestuar për mashtrim, dhe këtë verë u dënua me 10 javë burg, për shkak se bëri disa mashtrime bankare, me vjedhje të dhënash bankare dhe transferim të paligjshëm parash.

Pas përfundimit të dënimit, sulmuesi është kthyer në stërvitje me ekipin e tij aktual, Southend United ku shihet si lojtar i rëndësishëm, sepse sezonin e shkuar shënoi 8 gola, por ende nuk e ka shlyer dënimin plotësisht. Ai nuk duhet të dalë nga shtëpia pas orës 19:00 të mbrëmjes.

Tani Southendi nuk di ç’të bëjë pasi ndeshjet e këtij kampionati luhen reth orës 9 të mbrëmjes dhe Ranger duhet të mungojë. Ai duhet të mbajë një byzylyk elektronik dhe është i detyruar të qëndrojë në shtëpi nga ora 19:00 në mbrëmje deri në 7 të mëngjesit.

Trajneri Fil Braun bën thirrje për një tolerim dhe ka kontaktuar me zyrtarët që u takon të marrin vendime të tilla, sepse është absurde për një futbollist profesionist të qëndrojë i mbyllur në shtëpi pas orës 19.00. Kjo do të thotë që Ranger të mos luajë asnjë ndeshje në mbrëmje, por as të udhëtojë për në ndeshjet në transfertë.