Jeta Osh Qef
Home

Fuoristrada përplaset me bordurën dhe bie në kanal, 5 persona në gjendje kritike për jetën
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 13.09.2017, 15:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në afërsi të fshatit Mashkullorë të Gjirokastrës.

Makina e tipit “Fuoristradë” me targa 8185 B ka dalë nga rruga dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.

Mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës në Kordhoc dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende me dije.

Është mësuar se automjeti ishte nisur nga Tirana në drejtim të Gjirokastrës. Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Policia është gjetur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.