Jeta Osh Qef
Home

I kërkoi shumë para pas aktit, shqiptari hakmerret me prostitutën në mënyrën më makabre
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 13.09.2017, 15:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
o-PROSTITUZIONE-facebook

Një 49-vjeçar shqiptar me banim në provincën Francesca në Bergamo të Italisë është vënë në prangat e karabinierëve italianë pas 7 muajve arrati.

Vepra penale që ai ka kryer është dhuna ndaj një prostitute dhe grabitja.

Në muajin mars të këtij viti shqiptari kishte kryer marrëdhënie seksuale me prostitutën dhe më pas i kishte vënë thikën në fyt.

Të dy kishin qenë në makinë kur shqiptari kishte shprehur pakënaqësitë e tij ndaj shërbimeve seksuale të prostitutës dhe tarifës së lartë që ajo kishte.

Ai i kishte nxjerrë thikën duke e kërcënuar dhe më pas i kishte grabitur çantën dhe telefonin celular.

Më pas shqiptari e hodhi nga makina ndërkohë që ishte në lëvizje, duke i shkaktuar asaj disa plagë në trup.

E reja qëndroi 10 ditë e shtruar në spital dhe kur doli e denoncoi atë duke i dhënë policisë një përshkrim të detajuar të tij.

Karabinierët mund të identifikonin 49-vjeçarin falë këtij për shkrimi dhe seanca e tij gjyqësore pritet të mbahet në ditët në vijim.