Jeta Osh Qef
Home

Çudira te Reali/ Super talenti humb ndeshjen e Championsit se... u depilua
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 13.09.2017, 15:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Asensio-470x526Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur sot te skuadra spanjolle e Real Madridit. Kampioni i Europër do të presë sot në mbrëmje në “Santiago Bernabeu”, APOEL Nikosian në sfidën e parë të grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në takimin e sotëm madrilenët duhet të bëjnë pa yllin e ri të skuadrës Marko Asesensio, i cili do të mungojë pas një infeksioni në këmbë gjatë depilimit.

21-vjeçarit i duhet të qëndrojë pushim të pakën 3 ose 4 ditë që ai të vrapojë sërish pa pasur dhimbje.

Asensio ishte ndër lojtarët më në formë të momentit te madrilenët, drejtuesit shpresojnë që ai të rikthehet sa më shpejt dhe me formën që gëzonte së fundmi.