Jeta Osh Qef
Home

“Burri e tradhton gruan kur nuk i jep hakun gjatë natës”, fjalimi i imamit ngjall debat në rrjet
Nga: F.Gjoni | Publikuar më: 28.09.2017, 20:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një fjalim i mbajtur nga imami Elvis Naçi në të cilin ai flet për tradhtinë e meshkujve ndaj bashkëshorteve të tyre, duket se ka ndezur një debat në rrjetet sociale.

Naçi gjatë fjalës së tij shprehet se burrat tradhtojnë pasi bashkëshortet e tyre pas lindjes e lënë veten pas dore, nuk kryejnë detyrat bashkëshortore në shtrat aq shpesh sa burrat e kërkojnë, lejojnë veten të shtojnë në peshë, etj.

Ja si shprehet imami:

Sot familja po tradhtohet, a e di pse? Ka thënë: Femra duhet t’i ketë parasysh tre gjëra. Femra sot sa bën fëmijën e parë, e sheh burri një herë në muaj. A e dini pse ndodhin tradhtitë sot, pse po prishet familja? Shkoni në gjykatë pyesni, dy elementë janë: tradhtia dhe ekonomia. Ka thënë: bashkëshortja e vërtetë që e ruan familjen dhe e ka me merak po edhe që kupton, se nga njëherë edhe nuk kupton, tha që kur shikon bashkëshortin gëzohen. E para e pret me kënaqësi, me selam me buzëqeshje dhe në formën më të bukur. Nëqoftëse hyn bashkëshorti dhe ti je duke bërë gjellën dhe ashtu siç ke qenë që je ngrit prej gjumi, pret burrin, do hapi sytë tek gratë e huaja”.

Më tej ai vazhdon:

Ka thënë nëqoftëse do të afrohet bashkëshorti tek bashkëshortja në darkë dhe ajo nuk afrohet, engjëjt e mallkojnë deri në mëngjes nëqoftëse bashkëshorti është hidhëruara. Dëgjoji këto perla të mëdha dhe kuptoje, se është problemi po ta kapësh jashtë kontekstit thua ç’është kjo punë, këtu është diskriminim për femrën, jo mor jo! Duhet femra të jetë e rregullt në raportin me bashkëshortin fiziologjik që të mos vuaj shoqëria nga imoraliteti, prandaj dhe engjëjt që nuk e duan imoralitetin në shoqëri mallkojnë atë femër që nuk i jep hakun bashkëshortit gjatë natës”.

Gjithashtu ai shton:

“Po shkoi një femër 150 kile...ah mbaroi familja. Thonë ca s’e kam mbajt veten këto kohë, mirë se ke femra që mbajnë veten jashtë familjes, mos u mërzit, se s’e ka të vështirë të të tradhtojë. Sot është bërë e lehtë fare”.