Jeta Osh Qef
Home

iPhone 8 do të fillojë të shpërthejë? Ky është problemi më i ri i telefonit më të preferuar në treg
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 07.10.2017, 12:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Rasti i problemit më të ri më pajisjet iPhone 8 është raportuar në Kinë. Bateria e këtyre pajisjeve është raportuar se ka bufatje në brendësi, i njëjti problem që bëri që Note 7 i Samsung t’u shpërthente përdoruesve në dorë.

Tregu më i madh i pajisjeve Apple gjendet aktualisht në Kinë dhe firma amerikane po përpiqet të ringjallë shitjet që kanë rënë ndjeshëm.

Incidenti vjen pasi raste të ngjashëm janë raportuar në Tajvan dhe Japoni.

Bateria në këtë smartphone bufatet dhe bën që të hapë kasën e pajisjes më dysh.

Një përdorues i kësaj firme ka raportuar se sapo kishte blerë pajisjen e re dhe e kishte gjetur të ndarë më dysh.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe përshtati: JOQ.al