Jeta Osh Qef
Home

Humbi 60 kilogramë brenda vitit, adoleshentja nuk njihet pas ndryshimit drastik
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 11.10.2017, 13:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Adoleshentja nga Queensland, Josephine Desgrand nuk njihet pasi në vetëm 12 muaj ka humbur plot 60 kilogramë.

17-vjeçarja peshonte 120 kg deri në moshën 16 vjeçe, por tani është sa gjysma e kësaj peshe pas stërvitjes dhe dietës intensive.

Josephine  shpreh në Instagramin e saj:

Unë jam shumë krenare për transformimin tim, është bërë me përkushtim dhe vendosmëri të pastër. Asnjë pilulë magjike, asnjë operacion.”

17-vjeçarja tregon se ajo ngacmohej vazhdimisht dhe vuante nga depresioni, madje kishte provuar një numër të madh dietash por pa sukses.

Por tani ajo thotë se dietën dhe të ushqyerit me norma nuk e sheh si sfidë por si mënyrë jetese. Ajo shpreson të vazhdojë të frymëzojë të tjerët duke ndarë hapat e ardhshëm të udhëtimit të saj në mediat sociale.