Jeta Osh Qef
Home

17-vjeçarja nga Cërriku çudit Amerikën
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 13.10.2017, 15:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Esli Belshi është emri i vajzës nga Cërriku, e cila është renditur e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve.

Vajza nga Cërriku ka arritur të renditet në vendin e dytë me shpikjen e “dorës robot”.

Nxënësja nga Cërriku e paraqiti projektin e saj Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve I-SWEEEP, “Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të shtetit Houston, në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues , ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.

Falë kësaj fitoreje 17-vjeçarja ka fituar një bursë studimi në “North Amerikan University”.