Jeta Osh Qef
Home

Kur maratona kthehet në makth dhe rrezikon vendin e punës: This is Tirona!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Sat Oct 14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

ils

E shtunë. Përveç administratës, ne të tjerët punojmë. Ndryshe nga ditët e tjera, isha zgjuar herët për të shkuar në punë. Mund të shkoja 10 minuta para e jo 3-4 mbrapa si zakonisht. Nisem me qejf, ndez makinën dhe me një melodi nëpër buzë po ndihesha krenar për veten.

"Do të shkoj herët!"

Çfarë emocioni, ë? Gomat ndiqnin të njëjtën rrugë monotone duke kaluar përmes Bulevardit “Zogu i Parë”. Anash pashë shirita të tipit "Mos kalo!". Vura re dhe vizat e parkingjeve me blu si shenjë e gjakpirjes së Bashkisë. Për dreq, mendova, edhe këtu u futën shushunjat, po të paktën do të kemi ku të parkojmë.

Vazhdoj rrugën i përhumbur dhe me sytë e fjetur, shirita, shirita, shirita dhe mbase ndonjë inagurim, mendova me naivitet. Rruga nga Taivani për në Bllok ishte e bllokuar me policë që më drejtonin për në Unazë.

O shef, çfarë po ndodh?”, – pyeta një nga uniformat blu.
Ka maratonë, po ec para”, – m’u përgjigj ashpër kolegia e tij.

Mbase gabova që nuk i thirra shefes. E nejse, kaloj kryqëzimin e parë, i bllokuar, kaloj të dytin po ashtu. Nervat po më bëheshin kaçurrel. Më në fund shkoj në kryqëzimin “Vasil Shanto”, pas një trafiku të tmerrshëm, dhe kthehem përsëri drejt rrugës time.

Trafik i çmendur, shoferë që shanin duke iu hapur goja dhe një makinë tjetër në bllokazh! Shoh orën, për dreq, sot që duhet të isha herët shefi do të më priste me ceremoni. Në fund, pas 100 peripecive shkova në punë një orë me vonesë, vesha një buzëqeshje fallco në fytyrë – e kam mësuar te "Naruto" dhe ka vlerë gjithmonë – dhe ia ”dhurova” shefit. Më pa gjithë inat.

Hë, ishe në maratonë edhe ti?”.
Vallahi, më keq se aq”.
Puno ore, se do të heq fare, do të të heq, mbaje mend!”

Edhe unë shijova turravrapin tim. Kur Tirana merr frymë me maratona, ne egoistëve që duam të punojmë na merret fryma! Just saying… /E.H.