Jeta Osh Qef
Home

Shokon mjeku: Rritet numri i çifteve që pësojnë lëndime gjatë seksit
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 18.10.2017, 17:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ata që kanë parë filmin "50 hijet e Greit" mund të jenë tronditur nga skenat e shumta të seksit që sjellin lëndime në trup. Këto të fundit sipas studiuesve janë rritur në mënyrë të ndjeshme vitet e fundit tek çiftet.

Shumë prej tyre kërkojnë që të kenë eksperienca të ndryshme gjatë marrëdhënies seksuale dhe për këtë i shkaktojnë njëri-tjetrit shumë lëndime.

Një studiues në Londër, Stephen Makinde thotë se seksi i aventurierëve, sidomos tek meshkujt e moshës së mesme tregon një rritje të numrit të atyre që lëndojnë veten për shkak të pasionit.

Mjekët kanë paralajmëruar se aksidentet në dush janë shkaku më i zakonshëm i lëndimeve të lidhura me seksin.

Doktori Stephen Makinde thotë se 80 për qind e dëmtimeve në trup jo sportive që ai trajton vijnë të shkaktuara gjatë seksit.

Ai thotë se numri i lëndimeve të lidhura me dhomën e gjumit është katërfishuar:

Në pesë vitet e fundit rastet e lëndimeve gjatë seksit janë rritur në rreth 80 për qind. Është një kërcim i rëndësishëm dhe mjaft i habitshëm".

Sipas doktorit, shumë pacientë kanë turp të pranojnë se si e lëndojnë veten, kështu që mjekët nuk mund t'i trajtojnë si duhet.

Ai tha se ndërsa shumica e pacientëve janë meshkuj të moshës rreth 50-vjeç, ai trajton gjithashtu një numër të madh të grave që lëndohen gjatë marrëdhënieve seksuale.

37-vjeçari tha:

Kur bëhet fjalë për seksin, shohim çdo gjë nga plagët e qafës deri tek thyerjet e duarve, shtrëngimi i kyçit të këmbës dhe, natyrisht, problemet nga mbrapa. Herniet diskale janë gjithashtu të zakonshme dhe lëndime në pjesën e legenit.

seksi