Jeta Osh Qef
Home

Varësia nga marrëdhëniet intime, a është sëmundje? Flasin psikiatrit
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 21.10.2017, 11:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Varësia ndaj marrëdhënie intime është një problem psikologjik, i cili mund të sjellë pasoja të rënda mbi jetën, kështu janë shprehur disa psikiatër.

Ekipi i psikiatërve nga Universiteti i Kalifornisë ka formuluar një listë të kritereve për të diagnostikuar atë që quhet “çrregullim hipersekual”, si një problem shëndetsor.

Disa simptoma që i bashkon këta vartës ndaj seksit përfshijnë një model të përsëritur të fantazive seksuale dhe kryerja e marrëdhënieve intmine në varësi të gjendjes së keqe shpirtërore, si stresi apo depresioni.

Mjeku Rory Reid ka thënë:

Problemi është se këta pacientë kanë një lloj sjellje kostante që intensifikohet deri në atë pikë sa dëshira seksuale kontrollon të gjitha aspektet e tyre të jetës dhe për më tepër ndihen impotent për ta ndryshuar”.

page

                                                 Foto ilustruse