Jeta Osh Qef
Home

Sa të rrezikuar jeni kur shkojmë në banjat publike dhe çfarë sëmundjesh mund të marrim?
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 21.10.2017, 13:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Të gjithë ndihemi në siklet, kur shkojmë në banjat publike dhe për këtë nuk kemi faj, pasi mundësia për të marrë infeksione dhe sëmundje aty është shumë e madhe.

Por sipas mjekut, Preethi Daniel njerëzit kryesisht janë të shqetësuar për sëmundjet që prekin organet gjenitale të tilla si klamidia, gonorreja, ose sifilizi, por ai shpjegon se kjo gjë është e pamundur.

Mjeku ka thënë:

Për t’u prekur nga këto sëmundje mikrobet duhet të transferohen drejtpërdrejt nga vendi i tualetit në traktin tuaj gjenital, ose nëpërmjet një plage të hapur ose të lënduar në këmbë ose të pasme.

Më tej mjeku ka thënë me ironi se më shumë mundësi ka të goditeni nga rrufetë sesa të merrni sëmundje seksualisht të transmetueshme në bankot publike.

Si përfundim mjeku ka thënë:

Të vetmet baktere që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj janë e-coli ose salmonella.