Jeta Osh Qef
Home

Mënyrat më efikase për të mos harxhuar MB në celularin tuaj, ja ç'duhet të bëni
Nga: D.Cani | Publikuar më: 22.10.2017, 17:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Këngë, foto, histori të ndara mes miqsh, të gjithë jemi të lumtur deri në momentin kur interneti mbaron!

E ç’vlerë ka celulari nëse nuk mund të lundroni në aplikoacionet tuaja të parapëlqyera apo të bisedoni për orë me rradhe me miqtë?

Në mënyrë që MB të harxhohen sa më ngadalë pavarsisht përdorimi të internetit duhet të dini të paktën këto dy truke!

Së pari, mund të ndaloni mundësinë që videot të luhen automatikisht në celularin tuaj. Për këtë ndiqni këto hapa.

Tek More (tre vijat horizontale në skajin e djathtë lart) > Help and Settings > App Settings > Auto-play.

Sipas PcWorld, gjithashtu, ekziston një mënyrë më e mirë për të kursyer dhe ajo është Data Saver.

Cili është funksioni i Data Saver? Data Saver jo vetëm që ndalon luajtjen automatike të videove, por gjithashtu redukton rezolucionin e çdo imazhi që shfaqet në News Feed.

Për ta aktivizuar duhet të drejtoheni tek opsioni More. Shfletoni gjersa të gjeni Data Saver.

Në ndërfaqen e radhës që do të shfaqet, klikoni On. Pasi ta keni aktivizuar do t'ju dalë një opsion i ri i cili u kërkon ç’aktivizimin e saj kur jeni të lidhur me Wi-Fi.

celwifi