Jeta Osh Qef
Home

Messenger po sulmohet nga një virus që vjedh të dhëna personale nga llogaritë tuaja, ja si ta kuptoni
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 24.10.2017, 12:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
mesenger

Sipas kompanive të antivirusëve, në aplikacionin Facebook Messenger po qarkullon një malware i ri, i cili ju prek të dhënat tuaja personale.

Në inbox-in tuaj mund t’ju vijë një mesazh i ngjashëm me t.cn, emrin e përdoruesit dhe fjalën video.

Drejtuesi i Kaspersky, David Jacoby ka shpjeguar se ky virus ju drejton në një link që më pas detyroheni ta shkarkoni në sistemin operativ të telefonit tuaj.

Edhe Avira e ka publikuar këtë lajm në faqen zyrtare të Twitter.

Ekspertët kanë deklaruar se virusi po përhapet me shpejtësi dhe krijuesit e tij po marrin të dhëna të llogarive personale Facebook gjithnjë e më shumë.

Kjo po e ndihmon virusin të ushqeje vetveten dhe të përhapet me shpejtësi.