Jeta Osh Qef
Home

A nuk janë këto tatuazhet më të bukura që keni parë? Prindërit "gdhendin" nën lëkurë dashurinë
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 25.10.2017, 17:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ne e dimë se fëmijët tanë rriten shumë shpejt dhe si prindër ne gjithmonë dëshirojmë të kemi në kujtesën tonë imazhin e tyre si fëmijë, të butë dhe të pafajshëm.

Ndoshta kjo është arsyeja pse ne mbushim rrjetet tona sociale me fotografi që dokumentojnë zhvillimin e tyre dhe gjithçka që ata bëjnë.

Megjithatë, ka baballarët dhe nëna, të cilët në vend të fotografive apo videove kanë zgjedhur që imazhin e foshnjave të tyre ta “gdhendin” nën lëkurë.

Disa zgjedhin tatuazhe të thjeshta në të zezë dhe të bardhë, ndërsa të tjerët kanë zgjedhur dizajne të mbushura me ngjyra të gëzuara siç mund të jetë vetëm buzëqeshja e një fëmije.

Këtu janë disa nga tatuazhet më të mahnitshme që kemi gjetur në Instagram.