Jeta Osh Qef
Home

Shkencëtarët ndërhyjnë në ADN, kurohen dy sëmundje të rënda
Nga: D.Cani | Publikuar më: 27.10.2017, 15:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Shkencëtarët e Harvardit kanë zbuluar dy teknika të korrigjimit të gjeneve për të rregulluar mutacionet që shkaktojnë sëmundje si fibroza cistike dhe distrofia muskulore. Të dyja këto sëmundje dhe gjysma e çrregullimeve gjenetike tek njerëzit shkaktohen nga mutacionet me probleme. Kjo shpikje e re mund të sjellë korrigjimin e tyre duke kuruar dy sëmundjet mjaft problematike, me anë të ndërhyrjes në ADN dhe ARN, ku kjo e fundit shërben për të transportuar mesazhe gjenetike të përbërë nga proteina.

Sistemet e korrigjimit punojnë në qelizat e gjalla dhe nëse hulumtuesit mund të gjejnë mënyrat e duhura dhe efektive tek njeriu, ato mund të përdoren për të ndryshuar mutacionet që shkaktojnë më shumë se 15,000 sëmundje gjenetike. Të dyja ADN-ja dhe ARN-ja përmbajnë katër komponentë bazë: adeninë, timinë, guaninë dhe citozinë.

Fibroza cistike shkaktohet nga një mutacion gjenetike e trashëguar që çon në prodhimin anormal të mukusit në mushkëri dhe në sistemin e tretjes. Mukoza më e trashë se normalisht ndërtohet dhe bllokon rrugët e frymëmarrjes. Sëmundja është  mjaft e përhapur dhe mund të menaxhohet me makinat e frymëmarrjes, inhalatorët dhe medikamentet, por disa të prekur nga ai do të kenë nevojë për transplante të mushkërive. Nuk ka shërim për fibrozën cistike dhe mund të jetë fatale.