Jeta Osh Qef
Home

S'ka më vizita në spital, mjeku do t'ju kontrollojë thjesht me hologramë
Nga: L.Çela | Publikuar më: 31.10.2017, 21:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Vizitat mjekësore së shpejti do të mund të kryhen pa praninë e mjekut.

Me teknologjinë EMMR, e cila lejon mjekun që të shohë gjithçka nga zyra e tij nëpërmjet hologramës, gjithçka do të bëhet më e thjeshtë.

Gjatë vitit 2016, në SHBA rreth 880 milionë pacientë kanë qenë të detyruar të lëvizin nga shtrati për t’u vizituar në spital, por me eksperimentet që po kryhen në Australi duket se vuajtja e tyre do të marrë fund.

Mjafton që të keni një infermiere e cila ju viziton dhe mjeku, si në videon e mëposhtme, do t’ju ndjekë nga shtëpia e tij.