Jeta Osh Qef
Home

Foto sa 1000 fjalë, babai jep provimin me djalin në krahët e tij
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 02.11.2017, 07:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Pavarësisht të gjithave, rrjetet sociale na shpalosin shpesh imazhe me mesazhe të forta dhe që shkaktojnë admirim tek masa.

Një baba u bë i famshëm nëpërmjet Facebook-ut, pasi u fotografua duke dhënë provimin e tij në universitet me djalin e tij të vogël që e mbante në krah.

Imazhi është shpërndarë nga “Chimbote En La Web” dhe krah fotos shkruhet:

Babai është fotografuar teksa jepte një provim në një universitet të njohur dhe në krahun e majtë mbante djalin e tij të vogël. Çfarë do t’i thonit këtij kampioni?!”

Babai dhe fëmija u bënë viralë dhe përdoruesit e rrjeteve nuk reshtën së komentuari fjalë të bukura dhe e përgëzonin burrin për detyrën e palodhshme të të qenit prind.

Një qytetar shkruante:

Kur ëndrrat tuaja dhe dëshira juaj bëhet bashkë për të kapërcyer pengesat, nuk ka asgjë të pamundur. Një shembull i babait dhe njeriut perfekt. Këta njerëz janë ata që vlejnë më tepër se ari.”

Nuk ka dyshim se kjo foto vlen një mijë fjalë dhe me veprimin e tij ky njeri ka fituar admirimin e shumë njerëzve, sepse është një shembull që duhet ndjekur nga shumë prindër. Çfarë mendoni ju?