Jeta Osh Qef
Home

Ija e Bes Kallakut-Ramës: Ça ke me pusin tim? E kam hapur pa lindur ti
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 07.11.2017, 14:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Gjyshja e humoristit Bes Kallaku është bërë e famshme tani dhe njihet nga të gjithë fansat e nipit të saj.

Ashtu si shumë qytetarë që u indinjuan nga vendimi i qeverisë Rama për reformimin e ujësjellësit dhe vënien e sahateve pranë çdo pusi, edhe Ija ka dy fjalë.

Në një video mesazh gjyshja e Besit, Ija, duket që është mjaft e befasuar nga kjo nismë dhe pranë një pusi të familjes Ija ka dy fjalë për Ramën.

Ndër tjera Ija thotë:

Qyqja po un këtë pus e kam hap pa lindur Edi Rama, qysh do i vëjë sahat ai. Ça ke me pusin tim? Ti na bje ujtin i herë, masnaj na vej matsin o t'keqen nona.”