Jeta Osh Qef
Home

E frikshme, mjekët japin alarmin: Sëmundja e syve që transmetohet seksualisht
Nga: D.Cani | Publikuar më: 09.11.2017, 20:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme  janë shtuar shumë vitet e fundit dhe së fundmi ekspertët kanë dhënë alarmin për një sëmundje të re.

Ata janë të frikësuar se tashmë po përhapet dhe një sëmundje e re e syve, e  cila transmetohet seksualisht.

Kjo sëmundje, dikur konsiderohej si një sëmundje e rrallë, megjithatë gjatë viteve të fundit, numri i rasteve ka ardhur në rritje.

Bëhet fjalë për sifilizin okular, që mund të shkaktojë verbim dhe pamje të turbullt, sëmundje që zhvillohet nga infeksioni i sifilizit në shtyllë kurrizore dhe përhapet më pas në sy.

Ajo vjen nga bakteri i njohur si Treponema pallidum.

Në raste shumë të rralla, mund të përhapet edhe nga puthja e zgjatur në kohë, ashtu sikurse në rrugët e zakonshme të transmetimit: vaginale, anale dhe seksit oral.

Numri i prekjes  nga kjo sëmundje po vjen gjithnjë në rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

syte-634x358