Jeta Osh Qef
Home

E frikshme në Lushnje-Berat, mermeri bie nga kamioni dhe zë poshtë veturën
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 11.11.2017, 13:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lushnje-Berat.

Një pllakë e madhe mermeri dyshohet se ka rrëshkitur nga një kamion dhe ka zënë poshtë automjetin tip Peugeot, i cili udhëtonte pas kamionit.

Brenda në automjet ndodheshin katër persona, ndërsa sipas dëshmive të para, dyshohet të ketë edhe persona që kanë humbur jetën.

Një nga raportuesit që ka qenë në vendngjarje, thotë se në pjesën e pasme të automjetit kanë qenë nënë e bijë dhe mendohet se ato mund të jenë më të dëmtuara.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi këtë ngjarje.

Vijon...