Jeta Osh Qef
Home

Pamje dramatike/ Kamioni frenon me shpejtësi, fëmija shpëton për fije të perit
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Mon Nov 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këto janë pamjet dramatike të një aksidenti që mund të kishte rezultuar fatal.

Shoferi i një kamioni në Norvegji, ka vepruar me shumë shkathtësi kur një fëmijë i doli para, teksa zbriti nga autobusi i  shkollës.

Nëse ai nuk do të kishte frenuar menjëherë, pasojat do të ishin fatale për fëmijën.

Videoja është publikuar në rrjetet sociale dhe tregon momentin e frikshëm, se si fëmija ka shpëtuar për fije të perit.