Jeta Osh Qef
Home

"Nuk kemi të hamë", burri vret fëmijët, gruan dhe veten
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.11.2017, 10:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Katër persona ndërruan jetë pasi një burrë në Arizona qëlloi me armë të shoqen dhe dy fëmijët, përpara se ti jepte fund edhe jetës së tij, duke u vetëvrarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e premte, kur 39-vjeçari Jason Fairbanks qëlloi me armë të shoqen Annie Fairbanks dhe vajzat 3 vjeçe e 9 muajshe, në shtëpinë e tyre në Scottsdale, të Arizona (SHBA).

Gjithçka u zbulua nga një koleg i vrasësit, i cili duke mos e parë në punë gjatë gjithë ditës, tentoi që ta kontaktonte ndërsa më tej lajmëroi policinë.

Agjentët gjetën katër trupat e pajetë në dysheme.

Nga të dhënat paraprake të hetuesve, dyshohet se shkak për krimin tronditës ishin problemet ekonomike të familjes, e cila ishte në gjendje të vështirë.

Motra e të dyshuarit tha për mediat vendase:

E dija që ishin në vështirësi ekonomike, por nuk më kërkuan kurrë ndihmë. Nuk kemi para për të jetuar më kishte thënë. Im vëlla nuk ishte një njeri i keq, e donte familjen e tij më shumë se çdo gjë".