Jeta Osh Qef
Home

Banorët bëhen vetë "shtet" dhe shtrojnë rrugën e katandisur të fshatit të tyre
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 13.11.2017, 11:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nëse kthejmë sytë nga fshatrat e Shqipërisë, infrastruktura është për ibret të zotit dhe do të qëndrojë e tillë për një kohë të gjatë pavarësisht cila parti vjen në pushtet.

Banorët e zonave të thella janë ata të cilët detyrohen të migrojnë e të mos e kthejnë më kokën pas për shkak të kushteve miserabël të jetesës në këto fshatra.

E vetmja gjë që kërkojnë banorët e fshatrave janë rrugët e shtruara, pasi kur moti fillon e përkeqësohet, bëhen të pakalueshme.

Disa me kursimet e tyre e disa të tjerë emigrantë, djemtë e fshatit Luftinjë kanë vendosur të bëhen vetë “shtet” i fshatit të tyre dhe të financojnë shtrimin e rrugës që ka një jetë që nuk ia kanë parë hajrin.

Vajza e cila ka dërguar videon për JOQ.al është shprehur se:

Ne fshatin e Tepelenes e quajtur Luftinja, ate qe se ben shteti e bejn cunat e Luftinjes, rruga ka qene gjithnje e pashtruar.