Jeta Osh Qef
Home

Kush është futbollisti i ri i Kombëtares që ka mahnitur Panuçin në shtatë ditë grumbullim?
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 13.11.2017, 13:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Në këto shtatë ditë stërvitje  të zhvilluar në Antalia, trajneri i Kombëtares shqiptare. Kristian Panuçi ka parë nga afër edhe futbollistët e rinj që janë bashkuar së fundmi  me kombëtare.

Sipas asaj që ka mësuar gazeta "Sport Ekspres", lojtari që i ka bërë më shumë përshtypje Panuçit ka qenë Kamer Qaka ndaj dhe trajneri italian ka vendosur t’i japë shansin e artë duke e aktivizuar titullar sot kundër Turqisë.

Kristian Panuçi kishte 3 muaj që ndiqte futbollistin në fshehtësi të plotë dhe, madje, kishte dërguar edhe një ndihmësin e tij për ta parë në kampionatin rumun, duke marrë “ok” përfundimtar.

Skuadra ku ai luan, Poli Iashi, kishte vendosur që të bënte të pamundurën për t’i dhënë nënshtetësinë rumune, që të vishte fanellën e Rumanisë, por trajneri italiani kuptoi gjithçka dhe sa erdhi mundësia e miqësores së parë, vendosi t’ia bënte thirrjen, duke i dërguar një mesazh dhe duke lumturuar 22-vjeçarin.Qaka-2