Jeta Osh Qef
Home

Vrau gjyqtaren në Tiranë, del ekspertiza mjeko-ligjore për Kasemin që rrezikon vite burg
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 13.11.2017, 13:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Fadil Kasemi, i cili tronditi me vrasjen e gruas së tij në fund të gushtit nuk vuan nga probleme mendore.

Ky fakt është vërtetuar nga rezultati i ekspertiza mjeko-ligjore për Kasemin, i cili në 31 gusht vrau në mes të Tiranës gjyqtaren Fildes Hafizi.

Ekspertiza është dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa në të thuhet se ai nuk vuan nga çrregullime mendore dhe se ka qenë i përgjegjshëm në momentin e kryerjes së krimit.

Në fillim të ngjarjes avokati i biznesmenit Kasemi kërkoi ekspertizë mendore për klientin e tij, një akt-ekperimenti psikiko-ligjor që është kryer pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në kryeqytet.

Mbi Fadil Kasemin rëndon akuza e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, vepër e cila parashikon dënim nga 20 vite deri në burgim të përjetshëm.