Jeta Osh Qef
Home

Partizani do në janar sulmuesin e Lazios, fut mik Igli Taren
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 13.11.2017, 13:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
igli-tarePas largimit të Iulianos, skuadra e Partizanit ka ndërmend të bëjë edhe disa lëvizje në merkaton e janarit, por fillimisht duhet parë se di do të shkojë ekipi në pjesën e dytë të sezonit.

Tashmë është Starova trajneri dhe pritet që të ketë njëfarë ndryshimi.

Mësohet se te Partizani po mendojnë t’i kërkojnë ndihmë Igli Tares, drejtorit sportiv të Lacios, që t’u mundësojë huazimin e një lojtari nga klubi italian ku ai punon prej vitesh. Fjala është për Brajan Perea.

Sulmuesi nuk pranoi që të vinte të luante në Shqipëri në merkaton e verës, por me ndërhyrjen e Tares, priten zhvillime të reja. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ish-futbollist i Kombëtares do t’u ofrojë ndonjë alternativë të kuqve.brayan-perea-lazio