Jeta Osh Qef
Home

Mbi 33 mijë të vdekur në përpjekje për të arritur Europën, mes tyre 404 shqiptarë
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Mon Nov 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

33 mijë e 293 persona kanë vdekur në përpjekje për të arritur Europën dhe 404 prej tyre janë shqiptarë.

Ky është rezultati  i publikuar së fundmi nga gazeta gjermane “Tagesspiegel”, e cila ka publikuar listën me emra, mbiemra, origjinën dhe shkakun e vdekjes, të personave që kanë tentuar të arrijnë Europën dhe kanë humbur jetën.

Bëhet fjalë për një rezultat që nga viti 1993, ku figurojnë y edhe shqiptarët, sidomos në vitet ’90, bashkë me marokenë, afganë, jugosllavë, irakenë, iranianë e së fundmi afrikanë të tjerë dhe sirianë.

Gazeta ka bashkëpunuar me disa ente dhe agjenci për të arritur në këtë rezultat final dhe lista e plotë është këtu.