Jeta Osh Qef
Home

I riu nga Librazhdi mposht Italianin, dhuron shfaqje në Bahrein
Nga: D.Cani | Publikuar më: 13.11.2017, 17:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Florian Doskja nga qyteti i Librazhdit dhe përfaqësues i Shqipërisë në Bahrein të Arabisë në Artet Marciale, ka triumfuar mbrëmjen e djeshme ndaj italianit Alessandro Celadin.

Ai ka dhuruar një spektakël të vërtetë duke ngritur në këmbë gjithë publikun dhe duke i mbajtur ata të mbërthyer me shfaqjen që ka ofruar.

Floriani është fitues i shumë trofeve në Itali dhe kampion në Gladiator -6.

Edhe pse iu dha mundësia për të qenë në ekipin kombëtar të Italisë, ai bëri gjithçka që të përfaqësojë Shqipërinë.

I riu nga Librazhdi duket të jetë mjaft në formë dhe i vendosur për të fituar raundet e tjera.

Më poshtë ndeshja e mbrëmshme: