Jeta Osh Qef
Home

Kush është kryebashkiaku që është i dënuar në Itali? PS kërkon shkarkimin e Zguros
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 13.11.2017, 17:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Kreu i KQZ-së Klement Zguri është akuzuar nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe kryeministri Edi Rama se ka fshehur dosjen e prokurorisë që flet për dënimin e një kryebashkiaku demokrat.

Sipas Ballës, janë nisur sot procedurat për shkarkimin e kryetarit të KQZ-së. Kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Faslli Kapllanaj rezulton i dënuar me 2 vjet burg për vjedhje, sipas Ballës.

Kjo është fjala e Ballës:

Që një i zgjedhur që përsëri është i propozuar nga PD, merret në mbrojtje edhe institucioni që ka për detyrë të marrë vendime për gjetjen e zbatimit te ligjit te dekriminalizimi…jemi njohur me një procedurë tërësisht joligjore që ka në të bëjë me veprimet e kryetarit të KQZ Klement Zguri. Dosja e Prokurorise italiane konfirmon se Agron Faslli Kapllanaj me funksion kryetar i bashkisë Mallakastër eshte denuar me 2 vjet burg per vjedhje. Kryetari i KQZ vendosi të fshehë e të arkivojë vendimin e prokurorisë së përgjithshme, me bindje, me dashje, me urdhra politikë nuk e shqyrtoi brenda 10 ditëshit.Grupi parlamentar i PS e ka ndjekur këtë procedurë në rrugë ligjore, kjo cëshje i ka kaluar KQZ por duke konstatuar që në zyrtar i lartë i KQZ shkel zbatimin e ligjit të dekriminalizimit jemi të detyruar të kërkojmë shkarkimin e kryetarit të KQZ. Do fillojmë që sot procedurat për shkarkimin e kryetarit Klement Zguri".

Zguri mori detyrën në bazë të marrëveshjes politike Rama-Basha më 18 Maj, që i hapi rrugë futjes së opozitës në zgjedhjet e përgjitshme.

jdjjdjd