Jeta Osh Qef
Home

"Mr. Bean" bëhet baba në moshën 62- vjeçare
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.11.2017, 17:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Aktori Rowan Atkinson, i cili njihet gjerësisht nga të gjithë si "Mr Bean", është bërë baba për herë të tretë, në moshën 62-vjeçare.

Aktori i njohur, i cili ka dy fëmijë të rritur nga martesa e parë, është duke i dhënë mirëseardhjen fëmijës së tretë me partneren 33-vjeçare, Louise Ford

Ai dhe Louise janë lidhur në vitin 2013, ku aktorja u bë e famshme falë portretizimit të Kate Middleton, në komedinë “The Windsors”.

Çifti u njoh gjatë xhirimeve të komedisë së vitit 2012, “West End”, dhe që nga ajo kohë ka filluar romanca e tyre.

Si rrjedhojë, nisi shkurorëzimi i Atkinsonit me Sastryn, pas 25 vjetëve martese.