Jeta Osh Qef
Home

Quajeni "epoka" e Panuçit, Shqipëria merr një fitore të madhe në Turqi
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 13.11.2017, 20:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
23517420_1438786332887258_2902912794438315967_nPas përfundimit të eleminatoreve për Botërorin Rusi 2018, sot Kombëtarja Shqiptare pati provën e radhës. Kuqezinjtë u ndeshën në Antalia me Turqinë duke fituar me rezultatin 2-3.

Një super Armando Sadiku, por edhe njojë mjaft e mirë nga ekipi shqiptar, ku duket qartë dora e trajnerit të ri, Kristian panuç.

Sa i përket ndeshjes, janë kuqezinjtë tanë ata që gjejnë rrugën e rrjetës dhe protagonist ishte Odise Roshi, i cili zbriti bukur nga e djathta dhe asistoi për Sadikun, që goditi fort brenda zonës dhe shënoi.

Ishte minuta 24-t, ndërkohë që 15 minuta më pas Roshi krosoi në zonë dhe këtë herë Sadiki realizoi me kokë. 0-2, por festa prishet disi në minutën e 41-të, me Memushajn që doli me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Turqit shënuan direkt në pjesën e dytë me Ynder në të 47′, ndërkohë Shqipëria shënon në të 55′ me Eros Grezdën, që shënoi golin e parë me Kombëtaren.

Pesë minuta më vonë Akbaba shënoi për Turqinë, 2-3 rezultati, që është edhe përfundimtari, pasi nuk u shënua më gol dhe fitorja shkoi për Shqipërinë e Panuçit.