Jeta Osh Qef
Home

Dalin fotot/ Kush është policja që u arrestua dje për korrupsion?
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 14.11.2017, 09:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Emri i saj u bë i ditur që mbrëmë, por sot ka dalë fotoja e polices së arrestuar në vijim të hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, e cila ndaloi 4 persona për korrupsion pasiv, mes tyre 3 zyrtarë publikë.

Klea Sala, police në Tiranë kishte dorëzuar 6 mijë euro pranë ALUIZNI-t dhe kishte marrë në këmbim lejen e legalizimit për një ndërtim.

Ka qenë mamaja e Kleas ajo që në vitin 2014 ka aplikuar për këtë leje dhe për t’u interesuar për ecurinë e aplikimit, është interesuar vazhdimisht Klea Sala, e cila është efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në sallën operative.

Prokuroria e Tiranës ka qenë në ndjekje dinamike të kësaj situate dhe, pasditen e sotme, ka kryer ndalimet e shtetasve, si më poshtë:

– Klea Sala, punonjësve policie (aplikante)

– Blerina Belli, punonjëse e ZVRPP (Hipoteka) Tiranë

– Marin Bezhani, përgjegjës zyre ALUIZNI, Laprakë, Tiranë

– Sofie Musallaj.