Jeta Osh Qef
Home

Basha: Rama është gati të zhvishet lakuriq
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 14.11.2017, 12:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Basha1

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së, ditën e sotme foli për gjendjen e kriminalitetit në vend.

Ai tha ndër të tjera se Shqipëria është në 3 vendet kryesore ku pastrohen paratë e pista të krimit dhe për këtë fajësoi, si përherë, Ramën dhe qeverinë e tij.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetareje, kreu i demokratëve u shpreh se Rama është gati të zhvishet lakuriq për t'iu shmangur pyetjeve e për të mbrojtur Tahirin.

Basha deklaroi:

Rama është gati të zhvishet lakuriq për t'iu shmangur pyetjeve:

Pse e mbrojti Saimir Tahirin?

Pse nuk flet një fjalë për paratë e drogës apo patentat e Saimir Tahirit?

Ka dy javë që hesht dhe bën gjithçka për të mos iu përgjigjur këtyre pyetjeve".