Jeta Osh Qef
Home

Njeriu që parashikoi fitoren e Trump: Në 2018-ën na presin gjëra të tmerrshme
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 14.11.2017, 13:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Parashikuesi britanik, i cili tha me plotë bindje se Donald Trump do të shpallej President (dhe ashtu ndodhi), ka bërë një parashikim për atë që pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, në 2018-ën dhe gjithçka që ai thotë nuk është aspak e mirë.

Sipas Craig Hamilton-Parker, problemet më të mëdha botës do t'i vijnë nga katastrofat natyrore, të cilat nuk do të mungojnë.

Ai shprehet se në vijim do të ndodhë një sulm terrorist në autostradën e Anglisë, do të shpërthejë revolucioni në Korenë Veriore, ç'ka do të sjellë rrëzimin e regjimin e ashpër të Kim Jong-un-it, si dhe do të ketë sulme me drone, të cilët do të lëshojnë gazra kimike në qytete evropiane.

Craig Hamilton-Parker shkrhuan në blogun e vet:

Viti 2018 do të jetë viti i trazirave politike dhe i katastrofave natyrore të shkaktuara me motin e paparashikuar".

Ndër të paktat lajme të mira që parashikon, është ai i propozimit për martesë që Princi Harry do t'i bëjë të dashurës së tij, Maghan Markle

Parashikuesi britanik i lindur në Southampton, deri tani ka qëlluar në shenjë një sërë sulmesh terroriste, krizën ekonomike ndërkombëtare, si dhe që Theresa May do të arrijë të mbetet në pushtet. Sa i përket SHBA, ka parashikuar se Hillary Clinton do të braktisë politikën në vitin 2017, si dhe që një anije luftarake amerikane do të fundoset.

Ai shprehet:

Viti i ardhshëm do të jetë më i keqi sa i përket katastrofave natyrore. Natyrën e kam në majë të listës sepse po parandiej që në vitin 2018 do të përjetojmë shumë tërmete të paparapara, erupsionet vullkanike dhe mot të çuditshëm. Këtë mund ta presim, jo vetëm për shkak të ngrohjes globale por edhe për shkak të aktivitetit të shtuar të diellor. Tashmë kemi parë uragane të tmerrshme, por parandiej se më e keqja ende nuk ka ardhur".

Parker parashikon se do të shpërthejë Vezuvi në Itali dhe se Napoli do të evakuohet, si dhe do të krijohet aktiviteti i shtuar sizmologjik, madje në disa rajone ku me mijëra vite nuk ka pasur tërmet. Ai shton se një tërmet serioz do të ndodhë në Zelandë të Re.

Uraganet e rrëmbyeshme do të godasin Karaibet, zjarret do të kaplojnë Kaliforninë dhe Australinë, ndërsa Kina dhe India do të përmbyten nga vërshimet. Nëpër dete jugore do të jetë i pamundur lundrimi për shkak të çarjes së akullnajave në Antarktik.

Parker përfundon se nuk do të “jemi të shkatërruar” plotësisht vitin e ardhshëm. Ai parashikon rritje të madhe shpirtërore të njerëzimit.