Jeta Osh Qef
Home

E varfër dhe rëndë në spital prej 10 ditësh, Alketa kërkon shpëtim për veten dhe fëmijët
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 14.11.2017, 14:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Alketa Çarcani është 38-vjeçarja nga Vlora që rreth 10 ditë më parë u përplas nga një makinë teksa po shkonte në punë, si çdo ditë tjetër. Ajo vijon të jetë edhe sot e kësaj dite e shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Gruaja nuk mund të ngrihet dot nga shtrati, pasi ka tronditje, plagë të shumta dhe humbje të kujtesës. Ajo nuk mund të kujtojë asgjë, por me mundim tregon sesi ndihet.

Është i ati që tregon sesi ndodhi aksidenti i 38-vjeçares. Shkaktari i aksidentit e dërgoi Alketën në spital dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Kur Alketa të dalë nga spitali, e pret një tjetër realitet i hidhur. 3 djemtë e presin me mall në shtëpinë e rrënuar dhe me lagështirë. Ish-magazinat e peshkut janë e vetmja strehë për familjen e Alketës, e cila ishte shtylla e shtëpisë pasi bashkëshorti është i sëmurë.

Teksa sfidat janë sfilitëse për familjen Çarçani, e vetmja shprese që u ka mbetur është që dikush t’i ndihmojë e të sigurojë një strehë të ngrohtë. Për kë ka mundësi ta ndihmojë mund të kontaktojë në numrin; 069 836 3675.