Jeta Osh Qef
Home

Historia e pabesueshme e 41-vjeçares: Më lini në burg
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 14.11.2017, 17:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ditët e fundit historia e një 41 vjeçare, Branka Virant, po bëhet virale në mediat sociale. Kjo pasi ajo ka bërë një kërkesë të çuditshme në seancën gjyqësore. Mbase të gjithë të burgosurit do të donin të dilnin nga burgu, por për Branka Virant kjo nuk është ajo që do.

Gruaja ka çuditur gjykatësen kur në sallën e gjyqit ka bërë këtë kërkesë:

Këtu ndihem shumë mirë. Po merrem me aktivitet të rregullt fizik dhe po ushqehem në mënyrë të shëndetshme siç nuk kam bërë kurrë më parë. Ju lutem, më lini edhe 30 ditë të tjera në burg, besoj se kaq është e mjaftueshme derisa të arrij formën time më të mirë”.

Gjyqtarja Mladenka Paro Rudić e ka konsideruar si fyerje kërkesën e gruas ndaj institucionit që përfaqëson.

Branka u arrestua 19 gushtin e këtij viti pasi u kap duke vjedhur në një dyqan të shtrenjtë parfumesh në Fiume, Slloveni.

Ajo u dënua me 3 muaj burg, por mesa duket gruaja është e gatshme të bëjë gjithçka për të qëndruar edhe disa ditë më shumë, ndonëse gjykata caktoi lirimin e saj me datë 19 nëntor.