Jeta Osh Qef
Home

"Më drogoi dhe përdhunoi", monstra mohon kategorikisht akuzën e 12-vjeçares por në gjyq...
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 14.11.2017, 17:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
1

Steven Letts është shpallur fajtor pasi ka përdhunuar  një vajzë të re. Ai e drogonte atë duke ushtruar dhunë fizike dhe seksuale.

Sipas "The Sun", Steven i ofroi lëndë narkotike vajzës 12 vjeçare  dhe më pas e rrëmbeu. Për ditë të tëra ai e ka mbajtur të mbyllur dhe pasi i ka dhënë kokainë e alkool, ka abuzuar seksualisht me të.

Kjo çështje doli në dritë në momentin kur vajza pyeti një punonjës social se sa kohë i duhej të kuptonte nëse ishte shtatzënë apo jo.

Gjatë seancave të para gjyqësore, 39-vjeçari mohoi në mënyrë kategorike të gjitha akuzat që rëndonin mbi të, por në fund të procesit, të gjitha krimet monstruoze u vërtetuan.

Në gjykatë sot ai u dënua jo vetëm për ato vepra, por edhe për një vjedhje të një shtëpie në Gloucester, kur një çift i ri dhe dy fëmijët e tyre kërcënoheshin me thikë.