Jeta Osh Qef
Home

“Tërbohet” Enca, publikon “mikun” e saj të ndaluar dhe shtang ndjekësit
Nga: F.Gjoni | Publikuar më: 14.11.2017, 18:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Në disa intervista Enca ka pohuar se ka konsumuar lëndë narkotike nën shoqërinë e miqve të saj, por mesa duket nuk e ka aspak problem që t’ua dëshmojë edhe ndjekësve të shumtë që ka në Instagram.

Sëfundmi këngëtarja 22-vjeçare e cila momentalisht ndodhet në Amsterdam, ka publikuar disa pamje ku ka prezantuar “mikun e saj të ri”, një llullë e cila përdoret për të pirë hashash.

Nga sa mund të dallohet duket se ajo e ka vënë menjëherë në përdorim pasi shihet se në grykën e llullës ndodhet një bimë jeshile...

Edhe pse shpesh shpërthen keq ndaj fansave që e kritikojnë apo edhe shkrimeve që publikohen herë pas here pas provokimeve që ajo bën, Enca nuk ka ndërmend të ndalet, duke e vënë veten sërish në qendër të “vëmendjes”.