Jeta Osh Qef
Home

Banorja e Big Brother ishte e lidhur me Noizyn? Fotot që i nxorën zbuluar
Nga: D.Cani | Publikuar më: 14.11.2017, 19:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Noizy është një ndër reperët shqiptarë më të komentuar për lidhjet me vajzat e ndryshme të ekranit.

Por, së fundmi disa detaje të vogla kanë bërë që të konfirmohet dhe romanca e mundshme mes tij dhe ish-banores “bombastike” të Big Brother.

Bëhet fjalë për Rike Roçin, e cila u përfol se ishte lidhur  me reperin, por te dy e mohuan.

Mirëpo, fotot e publikuara thonë shumë.

Në njërën prej tyre ata shihen të dy së bashku mjaft pranë njëri – tjetrit dhe në foton e dytë e publikuar nga “Vipat e Bllokut”, shihen pothuaj në të njëjtin ambient, në të njëjtën kohë dhe me të njëjtat “detaje”.

Epo, nuk ishte surprizë gjithsesi, suprizë do jetë nëse vazhdojnë bashkë, por na e fshehin...