Jeta Osh Qef
Home

Bien temperaturat, reshjet pushtojnë Shqipërinë
Nga: D.Cani | Publikuar më: 14.11.2017, 23:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Temperaturat janë në rënie dhe siç duket, dimri këtë vit do të vijë më herët.

Meteoalb bën me dije se dita e nesërme do të dominohet nga vranësira dhe reshje të izoluara në pjesën më të madhe të vendit.

Luhatja e temperaturave do të jetë nga 4 deri në 18°C.

Parashikimi:

Vijon ndikimi i vranësirave e reshjeve në Veri dhe Jug por vranësira e reshje të përkohshme në pjesën tjetër të vendit. Pasditja mbetet me vranësira e reshje të shpeshta në Veri dhe Jug ndërsa me vranësira kalimtare e reshje të izoluara paraqitet pjesa më e madhe e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore të cilat do të luhaten në 4 – 18°C.

23472480_1461455157275120_5895462972898229826_n